Tallja me stadiumin, si u degdis derbi Dinamo-Partizani në Elbasan

Oct 1, 2021 | 12:13
SHPËRNDAJE

Për herë të fundit një derbi Dinamo-Partizani në elitën e futbollit shqiptar është luajtur në mitikun “Qemal Stafa”.

Elbasan Arena

Nëntë vite më parë nuk kishim as “Air Albania”, as “Elbasan Arena” dhe as një “Loro Boriçi” modern. Mirëpo, sot nëntë vite më pas, është e turpshme që derbi i kryeqytetit nuk luhet dot atje ku është zhvilluar historikisht.

Një përgjegjësi totale e FSHF-së dhe klubeve, duke degdisur ndeshjet historike nga njëri stadium në tjetrin. Tani Dinamo dhe Partizani nuk luajnë dot as në kryeqytet, por në Elbasan dhe ky është një turp!

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura