Takimi i radhës Thaçi- Daçiç mbahet me 7 nëntor

Nov 1, 2012 | 21:50
SHPËRNDAJE
Gjate takimit te pare, Thaçi- Daçiç

BEOGRAD- Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç ka deklaruar se takimi i radhës me Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi do të mbahet më 7 nëntor në Bruksel.

Daçiç ka thënë se është i gatshëm që me palën kosovare të diskutojë edhe çështjet më të vështira.

“Ne vërtetë konsiderojmë se të gjitha çështjet e hapura duhet t’i zgjidhë gjenerata e jonë që do të thotë se në këtë mandate të Qeverisë dhe Presidenti do t’i zgjidhim të gjitha çështjet kryesore – negociatat për anëtarësim në BE dhe ato që lidhen me Kosovën dhe Metohinë”, ka thënë Daçiç.

Kryeministri serb ka thënë se ndërmjetësja e BE’s në bisedime, përfaqësuesja e lartë Catherine Ashton ka theksuar se nuk do të imponohen temat për bisedime dhe për çdo gjë që do të dakordohen të dy palët në negociata do të përqafohet nga Komisioni Evropian, respektivisht BE.

“Besoj do të bisedohet mbi temat e ndryshme. Me siguri është zakon që të nisemi nga temat më të lehta, por nuk ikim nga bisedimet mbi temat më të vështira. Ne jemi të gatshëm të bisedojmë jo vetëm mbi energjinë elektrike dhe telefoninë, veç edhe mbi zgjidhjen përfundimtare”, ka theksuar Daçiç.

Këto komente shefi i Qeverisë serbe i ka bërë pas një takimi me drejtorin për zgjerim të BE’së Stefano Sannino.

Thaçi dhe Daçiç janë takuar më 19 tetor në Zyrën e Përfaqësueses së Lartë Catherine Ashton. (Express)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura