Pas dy motrave, u gjet edhe trupi i pajetë i 3-vjeçarit, policia: Po kërkohet nëna që dyshohet se u vetëmbyt bashkë me tre fëmijët e saj

May 7, 2024 | 12:14
SHPËRNDAJE

Palombarët e RENEA-s kanë gjetur trupin ë 3-vjeçarit që u mbyt në lumin Buna midis zonës së quajtur “Ana e malit” dhe fshatit Oblikë paraditen e sotme (7 Maj).

alma arrazi

Uniformat blu raportojnë se po kërkimet intensive për gjetjen e trupit të 39-vjeçares që dyshohet se është vetëmbytur së bashku me tre fëmijët e saj.

Ndërkohë të miturit, djali 3-vjeçar dhe dy motrat e tij, përkatësisht 9 dhe 8-vjeçe, janë nxjerrë nga lumi Buna nga polumbarët e RENEA-s dhe shërbimet e Policisë.

39-vjeçarja Alma Arrazi dyshohet se u hodh në lumë me fëmijët e saj më 2 Maj, për shkak të dhunës e tradhtisë së bashkëshortit Erdgys Arrazi, i cili është arrestuar nën akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion shtesë

Si rezultat i kërkimeve të pandërprera në lumin Buna, nga polumbarët e RENEA-s, kontrolleve me mjete lundruese nga grupi i kërkim-shpëtimit i Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, dhe shërbimet e Policisë të DVP Shkodër, në bashkëpunim me banorët e zonës, u bë e mundur gjetja nga polumbarët e RENEA-s, e trupit të pajetë të djalit të mitur 3-vjeçar, në lumin Buna, midis zonës së quajtur “Ana e malit” dhe fshatit Oblikë.

Vijojnë kërkimet intensive për gjetjen e trupit të 39-vjeçares që dyshohet se është vetëmbytur së bashku me tre fëmijët e saj, trupat e të cilëve janë gjetur dhe nxjerrë nga lumi Buna, nga polumbarët e RENEA-s dhe shërbimet e Policisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura