Svetlana Timofeeva u arrestua pas sulmit në Gramsh, dyshohet si e përfshirë në një rrjet spiunazhi, zbulohet lidhja me shërbimet sekrete ruse

Aug 21, 2022 | 16:43
SHPËRNDAJE

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Gramsh, ku dy rusë dhe një ukrainas sulmuan me lende kimike dy ushtarë shqiptarë.

Svetlana Timofeeva

Sipas News24, një nga shërbimet inteligjente të huaja partnere të vendit tonë, pas ngjarjes së Gramshit i ka dhënë informacione autoriteteve shqiptare se shtetasja ruse Svetlana Timofeeva që u arrestua në Gramsh dyshohet të jetë e përfshirë në një rrjet spiunazhi rus.

Këto shërbime kanë informacione sekrete se kjo shtetase ka lidhje me persona që janë pjesë e shërbimeve sekrete ruse, i tha burimi News24.

Gjithashtu burime pranë Prokurorisë së Elbasanit bëjnë me dije se dy shtetasit rusë dhe shtetasi ukrainas që tentuan të futen në uzinën e Gramshit do të hetohen për tre vepra penale që lidhen me spiunazhin dhe pjesëmarrjen në celula spiunazhi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura