Sulmi në Moskë, 95 persona ende të zhdukur! Presidenti Putin kërcënon: Do të godasim edhe avionët F-16 në aeroportet e NATO-s

Mar 28, 2024 | 8:17
SHPËRNDAJE

Lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e 764. Ndërsa pas sulmin në ndërtesën e Crocus City Hall në Moskë mund të jenë 95 persona të zhdukur.

putin

Presidenti rus Vladimir Putin ka kërcënuar se avionët luftarakë F-16 të përdorur nga Kievi kundër Rusisë do të goditeshin nga forcat e Moskës edhe nëse do të ishin në aeroportet e NATO-s.

Presidenti rus i konsideroi si të pakuptimta akuzat se Rusia po planifikon të pushtojë Evropën. Ndërkohë, njëqind mijë ushtarë të NATO-s ndodhen në Poloni në gatishmëri maksimale, gati në rast lufte .

“Sa i përket akuzës se ne po planifikojmë të pushtojmë Evropën pas Ukrainës, ky është absurditet që synon vetëm të frikësojë popullsinë që të paguajë më shumë para”, tha Putin në një takim me pilotët e Forcave Ajrore Ruse në rajonin perëndimor Tver.

“Rusia nuk ka ndërmend të luftojë kundër NATO-s”, shtoi presidenti rus duke thënë se “kjo është thjesht marrëzi, diferenca në shpenzimet ushtarake është e madhe”.

Putin më pas nënvizoi se “në vitin 2022 Shtetet e Bashkuara shpenzuan 811 miliardë dollarë për shpenzime ushtarake, ndërsa Rusia shpenzoi 72 miliardë dollarë”.

“Deklaratat e dëgjuara në Perëndim për planet e supozuara të Rusisë për të sulmuar Evropën pas Ukrainës janë të pakuptimta që synojnë të frikësojnë popullsinë e vendeve evropiane”, shtoi Putin.

Numri i vikimave nga sulmi në Bashkinë Crocus në Moskë mund të jetë edhe më i madh se 140 vdekjet e konfirmuara.

Sipas shërbimeve të sigurisë së Moskës, 95 emra të tjerë nuk figurojnë në listën zyrtare të viktimave: këta janë persona, familjarët e të cilëve nuk kanë mundur të kontaktojnë që nga mbrëmja e 22 marsit. Nëse ata do të ishin në mesin e viktimave, numri do të kalonte 230 të vdekur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura