Sulmi ndaj sistemit TIMS, ministri Bledi Çuçi publikon videon nga aeroporti i Rinasit: 100% në punë që kur e njoftuam publikisht, të tjerat janë dizinformim

Sep 12, 2022 | 19:48
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka publikuar pamjet nga aeroporti i Rinasit ku shkruan se sistemi TIMS është 100% në punë që prej njoftimit të bërë publikisht nga ana e qeverisë.

bledi-cuci-1-1068x730

Ai shprehet se pjesa tjetër është dizinformim i qëllimishëm duke e cilësuar atë të dëmshëm për publikun.

“Live nga Rinasi. Ky është sistemi i portave elektronike (e-gate). E-gate nuk ka si punon pa TIMS dhe TIMS është 100% në punë qysh prej kur njoftuam publikisht.

Të tjerat janë dizinformim i qëllimshëm ose nga përtacia po njësoj i dëmshëm për publikun”, shkruan ai.

Nga ana tjetër pak orë më parë grupi që qëndron pas sulmit ndaj sistemit TIMS, Homeland Justice ka shpërndarë një njoftim ku nxjerr në shitje të dhënat e udhëtarëve që kanë kaluar në pikat kufitare në këmbim të Bitcoin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura