Sulmi kibernetik, reagon qeveria e Kosovës: Të dhënat e qytetarëve nuk janë cenuar! Janë parandaluar tentativat për ndërhyrje…

Sep 13, 2022 | 16:38
SHPËRNDAJE

Qeveria e Kosovës ka reaguar pas sulmit kibernetik që ka goditur vendin. Në reagimin për media thuhet se sistemet qeveritare janë përballur me sulm kibernetik.

1663079220_a

Ndërkohë qeveria e Kosovës shprehet se nuk janë cenuar të dhënat e ruajtur në qendrën shtetërore të të dhënave.

“Gjatë periudhave të sulmit, ekipi i sigurisë kibernetike në ASHI është angazhuar maksimalisht që impakti i sulmit në qasshmërinë dhe funksionalitetin e shërbimeve të jetë sa më i vogël”.

Reagimi i plotë

Gjatë javës së kaluar, në periudha të caktuara kohore, sistemet qeveritare janë ballafaquar me sulm kibernetik të llojit DDoS që ka shkaktuar pengesa të herëpashershme në shërbimin e internetit brenda institucioneve qeveritare dhe mungesë të herëpashershme të qasjes në disa shërbime qeveritare.

Gjatë periudhave të sulmit, ekipi i sigurisë kibernetike në ASHI është angazhuar maksimalisht që impakti i sulmit në qasshmërinë dhe funksionalitetin e shërbimeve të jetë sa më i vogël.

Në bashkëpunim me ekspertët e jashtëm, me aplikimin e masave adekuate, sulmi kibernetik është tejkaluar dhe janë parandaluar tentativat për vazhdim të sulmit.

Të gjitha shërbimet qeveritare janë plotësisht të qasshme dhe nuk ka pengesa në funksionimin e tyre. Gjatë këtij sulmi kibernetik në asnjë moment nuk janë cenuar të dhënat e ruajtura në Qendrën Shtetërore të të Dhënave në kuadër të Institucioneve të Republikës së Kosovës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura