Sulmi i Iranit ndaj Izraelit, deputeti i PS: Ishte një mesazh paralajmërimi! Tani Tel Avivi duhet të mendohet mirë

Apr 15, 2024 | 21:28
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Socialiste, Denis Deliu thotë se sulmi ndaj Izraelit ishte një mesazh që shteti hebre të mos bëjë veprime.

denis deliu

I ftuar në emisionin “Open” në News24 teksa komentoi zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, Deliu u shpreh se Izraeli do të duhet të mendohet mirë të bëjë qoftë hakmarrje qoftë veprime të tjera.

“Ky është një mesazh paralajmërimi për ta mbajtur nën kontroll Izraelin dhe realisht tani Izraeli do të mendohet mirë të bëjë qoftë hakmarrje qoftë veprime të tjera. Është rasti i parë që një shtet e sulmon ushtarakisht Izraelin”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura