“Sulmet ndaj SPAK duhet të ndalen”- Deputeti i PD: Kjo është e patolerueshme! Kush mendon se është i pafajshëm duhet të jetë i qetë të përballet

Apr 16, 2024 | 20:54
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula thotë se sulmet ndaj SPAK duhet të ndalen. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, ai thotë se SPAK dhe GJKKO për momentin gëzon përqindjen më të larte të besueshmërisë nga qytetarët.

Nje polic duke hapur deren per korrierin qe transporton me karroce dosjet e padive ne Strukturen e Posacme Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, SPAK. Nje sere ceshtjesh te rendesishme qe prekin edhe aktore te politikes jane kallezuar se fundmi ne SPAK. /r/n/r/nA police officer opens the door to a courier transporting by cart the files of lawsuits in the Special Structure Against Corruption and Organized Crime, SPAK. A series of important issues that also affect political actors have recently been r

Sipas deputetit demokrat, fakti që sulmet ndaj SPAK janë shtuar së fundmi, tregon se drejtësia e re po depërton tek ata që janë konsideruar të paprekshëm.

“Kjo është e patolerushme. Kushdo që mendon se është i pafajshëm dhe s’ka abuzuar me pushtetin duhet të jetë i qetë të përballet”, shkruan Dashnor Sula.

Reagimi i deputetit të PD

Sulmet ndaj SPAK duhet të ndalen!

Në 2016, reforma në Drejtësi mori 140 votat e deputetëve. U duartrokit nga të gjithë. Me kalimin e viteve, drejtësia e re ka arritur të fitojë besimin e qytetarëve.

SPAK dhe GJKKO gëzon për momentin përqindjen më të larte të besueshmërisë nga qytetarët.

Të gjithë jemi të vetëdijshëm se drejtësia e re mund të bëj më mirë. Por që drejtësia të bëj më mirë, duhet të ndalim një orë e më parë sulmet ndaj SPAK dhe drejtuesit të saj. Fakti që sulmet ndaj SPAK janë shtuar shumë së fundmi, tregon se drejtësia e re po depërton tek ata që janë konsideruar të paprekshëm.

Drejtësinë e reformuar ndaj e kërkuam në fakt: të depërtojë tek të “paprekshmit”. Por menjëherë sapo krijohet perceptimi se po kalohen hendeqet, javët e fundit kanë nisur sulme nga të gjitha anët ndaj SPAK. Kjo është e patolerushme. Kushdo që mendon se është i pafajshëm dhe s’ka abuzuar me pushtetin duhet të jetë i qetë të përballet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura