“Studimi, transmetimi i virusit në shkolla është i kufizuar”, Alimehmeti: Duhet strategji dhe gjurmim

Aug 8, 2020 | 8:57
SHPËRNDAJE

Një ndër pyetjet më madhore që shtrohet sot, është nëse duhet të hapen shkollat apo jo?

alimehmeti

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, ka botuar dje të dhënat e një studimi të kryer nga Qendra për Kërkimin e Survejancën e Imunizimit të NSW-Australi, sipas të cilit konkludohet se transmetimi i virusit në institucionet arsimore është i kufizuar.

“Në shtetin New South Wales të Australisë (popullatë 7.54 milionë banorë), evidentohet se transmetimi nëpër shkolla është krejtësisht i kufizuar deri më sot.

Pse ka rëndësi Australia? Për dy arsye: Shkollat janë të hapura që më 29 prill në Australi. Periudha prill-korrik në Australi i përkon stinës së vjeshtë-dimrit. Këto të dhëna mund të informojnë hemisferën veriore mbi çfarë do të ndodhë në vjeshtëdimër kur të hapen shkollat.

Studimi tregoi se transmetimi në institucione arsimore është i kufizuar.

Survejanca e vazhdueshme është e rëndësishme, pasi është demonstruar se mund të ndodhin raste infektimi brenda institucioneve arsimore, veçanërisht nëse infeksioni nuk zbulohet dhe nëse ekspozimi është i gjatë”, ka shkruar doktori.

Studimi është kryer për një periudhë 3-mujore dhe rezultatet treguan që asnjë nga kontaktet e ngushta nuk u infektua.

“Qendra Kombëtare për Kërkimin dhe Survejancën e Imunizimit të NSW-Australi (NCIRS), organi zyrtar për survejancën e COVID-19, publikoi këto gjetje: Periudha e mbuluar nga raporti: 10 Prill – 3 Korrik 2020.6 individë (4 nxënës dhe dy mësuese) në 6 shkolla të ndryshme ishin raste primare të infektuara me COVID-19. 521 individë (459 nxënës dhe 62 mësues) u zbuluan nga hetimi epidemiologjik si kontakte të ngushta të 6 personave të infektuar. Asnjë nga 521 kontaktet e ngushta nuk u infektua”, vë në dukje Alimehmeti.

Të dhënat, sipas tij, tregojnë se transmetimi në institucione arsimore mund të vazhdojë të qëndrojë i kufizuar, nëse: rritet ndërgjegjësimi komunitar, implementohen strategjitë e higjienës, qëndrohet në shtëpi kur janë të pranishme simptomat, testohet herët dhe kryhet gjurmimi i kontakteve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura