Strukturë e posaçme për reformën zgjedhore nën monitorimin ndërkombëtar/ Shefi i OSBE: Të gatshëm ta luajmë këtë rol. Presim vendimin e Ramës

Oct 25, 2019 | 21:00
SHPËRNDAJE

Kërkesës së Partisë Demokratike për të strukturë e posaçme me një përfaqësues të Parlamentit dhe një përfaqësues të opozitës, me prezencën, monitorimin dhe ndërmjetësimin e përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar, merr përgjigje pozitive nga Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, Thomas Greminger, i cili nënvizon se është në pritje të vendimit të kryeministrit Edi Rama.

auto_sfjffkf1571986803

Në Tryezën e organizuar nga OSBE për Reformën Zgjedhore, Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar kërkuan që dialogu mes palëve për Reformën Zgjedhore të garantonte gjithëpërfshirje.

Menjëherë pas Tryezës, Ambasadori Bochard u shpreh se OSBE nuk mund të luaj rolin e kërkuar nga Partia Demokratike dhe opozita, dhe se nuk mund të jenë prezent dhe ndërmjetësues në këtë proces.

Megjithatë, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, Greminger, gjatë vizitës së sotme në Tiranë ka mbajtur një tjetër qëndrim.

Zyrtari i lartë i OSBE, ne konferencën e përbashkët me Ministrin në detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakaj, u shpreh qartësisht se OSBE është e gatshme të ndihmojë në tre drejtime në kuadër të Reformës Zgjedhore:

1-      Të sjellë ekspertizë teknike për standardet zgjedhore;

2-      Të kujtojë angazhimet që duhet të përmbush Shqipëria në kuadër të Reformës Zgjedhore;

3-      Të ndërmjetësojë dialogun mes palëve politike.

Pika e tretë e angazhimeve që mund të marrë OSBE në kuadër të Reformës Zgjedhore, pra ndërmjetësimi dhe prezenca e partnerëve ndërkombëtar në diskutimet mes palëve, është në fakt kërkesa që ka paraqitur Partia Demokratike, për t’i bërë bashkë palët në realizimin e Reformës Zgjedhore.

Realizimi i Reformës Zgjedhore me përfshirjen e të gjitha partive politike është edhe një nga kushtet e Gjermanisë për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.

 

Kjo është hera e parë kur një zyrtar ndërkombëtar, që përfaqëson organizatën më të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e zgjedhjeve, shpreh gatishmërinë për të luajtur rolin e ndërmjetësuesit mes palëve në këtë proces.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura