Strategjia e re në muzikë e Tuna Sejdiut si grua e martuar, kësaj here i këndon “zogut” të Vildane Zenelit

Oct 15, 2018 | 14:32
SHPËRNDAJE

Pas një shkëputjeje të gjatë, këngëtarja shqiptare nga Maqedonia, Altuna Sejdiu, e njohur si Tuna, rikthehet në muzikë me një bashkëpunim, që u përfol ende pa dalë klipi.

tuna2

Bëhet fjalë për bashkëpunimin e saj me artistin shqiptar që jeton në Nju Jork, Seven Saraçin. “Maria” mban titullin kënga e tyre më e re, që është punuar nga vetë Seven Saraçi në studion e tij. E duket se Tuna, tashmë e martuar me instrumentistin e muzikës klasike Patris Berishën dhe nënë e djalit të tyre, Tian, ka menduar të rihyjë në tregun muzikor me një strategji të re.

Ajo ka menduar që të përsërisë famën e “Fenix” dhe “Zogut të Tunës” me ish-të dashurin Cozman, kësaj here me skena të nxehta me një tjetër femër, pra, t’i këndojë “zogut” të Vildane Zenelit. Në klipin e këngës “Maria”, ajo shihet në shtrat me një prej modeleve më të njohura dhe seksi shqiptare, Vildanen.

Me publikimin e trailerit të klipit në rrjetet sociale, fansat shpërthyen në komente, pasi panë skenat mjaft provokuese të dy femrave të njohura. Kjo është dalja e parë provokuese e Tunës, që nga muaji maj i vitit të kaluar kur u bë nënë nga martesa me Patrisin. Këto muaj ajo i është dedikuar familjes, rritjes së djalit dhe kthimit të fizikut në formë me palestër, së bashku me Patrisin.

Lajmin e plotë e lexoni në linkun: http://www.panorama.com.al/panoramaplus/strategjia-e-re-ne-muzike-e-tuna-sejdiut-si-grua-e-martuar-kesaj-here-i-kendon-zogut-te-vildane-zenelit/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura