Strakosha drejt klubit anglez, ja çfarë kushti duhet për të arritur te firma e gardianit shqiptar

Apr 12, 2022 | 9:39
SHPËRNDAJE

Skuadra angleze e Njukasëllit i ka lënë pas shqetësimet për rrezikun e rënies një kategori më poshtë dhe tani ndodhet 10 pikë larg nga zona e ftohtë. Kjo ka bërë që vëmendja të kthehet te merkatoja e verës. Një nga emrat e shumëfolur është edhe portieri i Kombëtares, Tomas Strakosha.

STRAKOSHA 1

I lirë në verë pasi kontrata i skadon, 27-vjeçari nuk është i preferuari i Mauricio Sarrit edhe pse po luan titullar me Lacion që prej 5 dhjetorit. Dëshira e Strakoshës është që të qëndrojë te Lacio me një pagë prej 2 milionë eurosh që me bonuse shkon deri në 3, shkruajnë mediat italiane.

Por kërkesa e tij më e rëndësishme është që t’i garantohet pozicioni startues në portë, kudo që do të luajë. Edhe pse për portierin interesohet edhe Torino, për Njukasëllin ai do të ishte një opsion shumë më ekonomik.

Të paktën tani për tani, e ardhmja e Strakoshës mbetet në ajër. Ai mund të qëndrojë në Lacio, të transferohet në një klub tjetër italian ose të provojë fatin e tij jashtë vendit. Një gjë që është e sigurt, megjithatë, është se ai nuk do të pranojë më të jetë ‘njeriu i dymbëdhjetë’.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura