U përjashtua për 2 vite, CAS lejon ish-lojtarin e Interit t’i kthehet futbollit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2024 | 23:31

U përjashtua për 2 vite, CAS lejon ish-lojtarin e Interit t’i kthehet futbollit

Gjykata Arbitrare e Sportit (CAS) i jep leje futbollistit brazilian Gabriel Barboza t’i kthehet futbollit në pritje të apelit. 

barboza

Sulmuesi brazilian, i cili është pjesë e Flamengos u dënua për dy vjet nga një gjykatë antidopingu në Brazil. 

Ai u gjykua se i ishte shmangur kontrollit të dopingut në prill të vitit 2023, dhe u ndalua deri në prill të vitit të ardhshëm. Ai mohoi akuzën për mashtrim me doping. 

CAS-i tha se paneli i saj i gjyqtarëve “ka lëshuar një urdhër që pranon kërkesën për të pezulluar ekzekutimin e vendimit të kundërshtuar të paraqitur nga Gabriel Barboza”. 

Barboza, është pjesë e Flamengos që nga viti 2019, ku ndihmoi skuadrën të fitoj dy tituj kampionë të Brazilit, dy herë fitues i “Copa Libertadores”, dhe 1 herë fitues i Kupës së Brazilit. 

Sulmuesi brazilian, po ashtu fitoi edhe medaljen e artë në lojërat olimpike “Rio 2016” me “Seleçao”, ku kishte shënuar 3 gola në këtë garë. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"