Egnatia e plotë për finalen kundër Partizanit, edhe Zejnullai stërvitet me ekipin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2024 | 20:46

Egnatia e plotë për finalen kundër Partizanit, edhe Zejnullai stërvitet me ekipin

Egnatia vijon përgatitjet për finalen kundër Partizanit më 26 maj nëorën 19:00 në stadiumin kombëtar “Air Albania”. Rrogozhinasit vijnëtë plotë në këtë betejë të fundit të Kategorisë Superiore.

egnatia

Për fat tëmirë të gjithë lojtarët janë në dispozicion të trajnerit Edlir Tetova.Sebastjan Spahiu dhe Mario Gjata i kanë kaluar problemet fizikedhe ndodhen në gjendje të mirë fizike. Spahiu, edhe pse u aktivizuanë fund të sfidës kundër Vllaznisë, tregoi rëndësinë e tij me driblimet, duke i garantuar Egnatias qetësi dhe zhdërvjelltësi në repartinofensiv.

Edhe Arbin Zejnullai, i cili krijoi panik në duelin me shkodranët ka lënë pas shqetësimet momentale dhe ka zhvilluar të gjithëseancën stërvitore me pjesën tjetër të skuadrës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"