Makthi mbaroi, Faxholi në fushë për Juventusin pas 7 muajsh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2024 | 21:56

Makthi mbaroi, Faxholi në fushë për Juventusin pas 7 muajsh

 Ndeshja e fundit për të kishte qetë, Atalanta-Juventus 0-0, më 1 tetor 2023, në të cilën ai kishte luajtur 68 minuta në fushë. Më pas pankina në derbin kundër Torinos dhe më pas heshtja e gjatë, e dhimbshme, pas dënimit për baste ilegale.

faxholi

Gjithsesi, makthi shumë i gjatë prej 7 muajsh përfundoi dje, në minutën e 70 të duelit në “Dal’Ara”, ku pavarësisht se Juventusi po humbte 3-0, në fytyrën e mesfushorit bardhezi dallohej qartë lumturia që u rikthye të prekë fushën dhe tani e në vazhdim kërkon që të rikuperojë kohën e humbur me talentin e tij.

Madje, për ta bërë edhe më të bukur këtë rikthim të madh, Faxholi ishte edhe protagonist në rikuperimin 3-3 të ndeshjes, duke e festuar si një fitore barazimin e tij të parë pas 7 muajsh mungesë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"