Barcelona në telashe, largimi i Çavit i kushton një shifër marramendëse

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2024 | 23:53

Barcelona në telashe, largimi i Çavit i kushton një shifër marramendëse

Klubi i Barcelonës ka marrë tashmë vendimin pë rtë larguar Çavi Hernandez nga drejtimi i skuadrës, me urdhër të vetë presidentit Joan Laporta. Por largimi i teknikut nga katalanasit nuk do të jetë edhe aq i thjeshtë, pasi do të duhet që më parë të prishet kontrata që ka në fuqi me të, me pasoja ekonomike.

cavi

“La Vanguardia” bën të ditur se prishja e kësaj kontratë qe zgjat deri në verën e vitit 2025, ka një kosto shumë të lartë për Barcelonën e cila është në pozita të rënduara financiare dhe nuk ka luksin të shpenzojë para kot. Në teori, janë 15 milionë euro që duhet të shpenzohen nga katalanasit me gjysmën e kësaj shume që shkon për trajnerin dhe pjesën tjetër për stafin e tij.

Trajneri ka bërë të qartë se nuk do të japë dorëheqjen, ndaj klubi në këtë situatë që është krijuar, kërkon që ai të bëjë një sakrificë dhe të heqë dorë të paktën nga shuma që i detyrohet atij, duke dëmshpërblyer ndërkohë stafin e tij.

Çavi shihet si “një njeri i klubit” por ish-mesfushori e tashmë trajneri i katalanasve, nuk pritet të pranojë këtë propozim, i pakënaqur me mënyrën se si u trajtua në këto javë nga drejtuesit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"