EKSKLUZIVE/ Dilema për stolin e Tiranës, në skenë del edhe ish-trajneri i Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2024 | 23:43

EKSKLUZIVE/ Dilema për stolin e Tiranës, në skenë del edhe ish-trajneri i Vllaznisë

Te Tirana vazhdojnë diskutimet për trajnerin e ri. Erbim Fagu ka pask shanse të vazhdojë, ndërsa kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Tiranës është Shpëtim Duro.OSMANI

Ky i fundit është pa pa ekip dhe mund të jetë emri surprizë i bardhebluve. Për të mos folur për Mirel Josën, që mund të ishte një kthim i madh. Nga ana tjetër, presidenti Halili do të shohë me kujdes për emrin e pankinës.

“Panorama Sport” mëson se në skenë ka dalë edhe Qatip Osmani. Bardheblutë janë duke testuar terrenin për ish-trajnerin e Vllaznisë, por kontakte të drejtpërdrejta ende nuk ka pasur. Për momentin gjërat janë në “status quo”.

Tirana nga ana e saj duhet të bëjë mirë llogaritë. Fakt është që çdo verë ajo ka larguar më shumë sesa 12 lojtarë dhe nuk është çudi që gjërat të vazhdojnë në këtë ritëm. Pra trajneri i ri, duhet të ndërtojë një ekip konkurrues.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"