Bajerni vazhdon të kërkojë trajner, kandidati kryesor sapo ra nga kategoria

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2024 | 20:04

Bajerni vazhdon të kërkojë trajner, kandidati kryesor sapo ra nga kategoria

Bajern Mynih vazhdon të kërkojë trajnerin e ri për edicionin e ardhshëm me përgjigje negative nga thuajse të gjithë ata që kanë kërkuar bavarezët. Dhe kjo duket ka çuar në uljen e pretendimeve sa i përket emrit që do të marrë drejtimin e skuadrës, teksa kërkohet një i ri “i uritur” për të bërë mirë.

KOMPANI

Sipas “Bild” emri i parë në listën e klubit tani është belgu Vincent Kompani. Ish-kapiteni i Mançester Sitit, nisi karrierën si trajner te Anderleht dhe më pas u transferua te Bërnli në futbollin anglez. Një vit më para ai ia doli që të ngjiste këtë skuadër në Premier Ligë, por në fund të sezonit aktual, bëri prapakthehu në Championship pasi nuk siguroi mbijetesën.

Raportohet se palët kanë pasur kontakte së fundmi dhe drejtori sportiv, Maks Eberl, mësohet se është një fans i Kompani, pasi e sheh atë si një trajner i cili do të bëhet një emër i madh në të ardhmen.

“Ne do të gjejmë një zgjidhje të mirë. Një mik i mirë i imi thotë gjithmonë që më e mira vjen në fund”, tha Eberl në fundjavë për mediat. Tani mbete të shihet nëse ”më e mira” ishte pikërisht Kompani, i cili kishte qenë një emër pak i përmendur në javët e mëparshme kur Bajerni kërkonte trajner.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"