Lamtumira e Jurgen Klopit, Pep Guardiola në lot: Do të më mungojë shumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2024 | 20:57

Lamtumira e Jurgen Klopit, Pep Guardiola në lot: Do të më mungojë shumë

Pep Guardiola u përpoq të mbante lotët kur iu përgjigj një pyetjeje në lidhje me Jyrgen Klopin, pas ndeshjes së fundit të gjermanit si trajner i Liverpulit të dielën. Trajneri i Sitit e pa ekipin e tij të vuloste titullin e gjashtë të Premier Ligës në shtatë vjet të dielën, pas fitores 3-1 ndaj Uest Hemit në “Etihad”.

Klopp-and-Guardiola1709995740-0

Të premten Klop tha se spanjolli është menaxheri më i mirë në botë. Liverpuli i tij ishte e vetmja skuadër që prishi monopolin e “Qytetarëve” dhe Pep ishte shumë i emocionuar kur u pyet për duelin me rivalin e tij më të madh që do t’i mungojë Premier Ligës. “Do të më mungojë shumë”, tha Guardiola. “Jyrgen ka qenë një pjesë vërtet e rëndësishme e jetës sime. Ai më ka çuar në një nivel tjetër si menaxher. Unë mendoj se ne e respektojmë jashtëzakonisht njëri-tjetrin. Kam ndjesinë se do të kthehet.

Unë vetëm dua ta falënderoj shumë për fjalët e tij. Por ai e di shumë mirë se pas meje ka shumë gjëra që ky klub ofron dhe më jep mua”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"