Përgatitjet për sezonin e ri, Dinamo nuk i ndahet stërvitjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2024 | 20:08

Përgatitjet për sezonin e ri, Dinamo nuk i ndahet stërvitjes

Kampionati për Dinamon përfundoi që pas ndeshjes me Teutën në Durrës, por skuadra ka vazhduar punën në fushë.

dinamo

Pas pushimit në fundjavë, lojtarët që janë pjesë e kësaj skuadre iu rikthyen fushës dje dhe vazhduan programin e stafit teknik. Të pranishëm ishin dje në Arbanë edhe portieri Bekim Rexhepi e sulmuesi Lorenco Vila, të cilët janë në prag largimi nga blutë.

Grupi është pakësuar pas largimit të lojtarëve në fund kontrate, ndërsa i vetmi afrim deri tani është sulmuesi kongolez që ka ardhur për provë te Dinamo. Klubi nuk e ka bërë ende programin zyrtar të përgatitjeve verore, por një pjesë e fazës ka gjasa të zhvillohet jashtë Shqipërisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"