“Ditë e tmerrshme për topin dhe futbollin”, Vinicius bën postimin emocionues për “gjeniun”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2024 | 23:41

“Ditë e tmerrshme për topin dhe futbollin”, Vinicius bën postimin emocionues për “gjeniun”

Lajmi që Toni Kros do të tërhiqej nga futbolli i luajtur pas Euro 2024 ka gjetur të papërgatitur edhe shokët e tij ët skuadrës te Real Madrid. Por nëpërmjet rrjeteve sociale, nuk kanë vonuar mesazhet e shumta për gjermanin dhe të gjithë përmendnin se sa i rëndësishëm ishte ai për madrilenët.

kros

Mes tyre ishte edhe një postim shumë domethënës i Vinicius, i cili ka vlerësuar kontributin e Kros jo vetëm për Realin, por për të gjithë futbollin.

“Gjeni. Ishte fjala më e afërt që mund të gjeja për të të përcaktuar, Toni. E megjithatë është shumë larg asaj që meriton. Sot është një ditë e trishtuar për mua dhe për tifozët madrilenë. Por është një ditë e tmerrshme për topin, për futbollin. Duke ditur që së shpejti nuk do të kemi më mes nesh. Mund të jepje shumë më tepër, tmerrësisht shuam më tepër. Por unë të kuptoj. Faleminderit për çdo pasim, për çdo orientim dhe që na lejuat të mësojmë kaq shumë në këto vite. Ne të duam! Tani për të 150ën për ty. Sa njeri i madh je” shkruante Vinicius në postimin e tij.

PANORAMASPORT.AL

,

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"