Nuk do ketë më “Dilly Ding Dilly Dong”, trajneri i mrekullive të mëdha lë futbollin pas 38 vitesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2024 | 20:57

Nuk do ketë më “Dilly Ding Dilly Dong”, trajneri i mrekullive të mëdha lë futbollin pas 38 vitesh

Klaudii Ranieri ka bërë mrekullinë e fundit dhe tashmë do ta mbyllë përgjithmonë me futbollin, Trajneri i njohur italian, ka vendosur të ndalet dhe ndeshja e kësaj fundjave ndaj Fiorentinës e Kaljarit, të cilit sapo i siguroi mbijetesën përsëri, do të jetë e fundit e karrierës së tij shumë të suksesshme.

ranieri

Tekniku 72-vjeçar italian njihet për mrekullitë që ka bërë në shumë vende ku ka drejtuar, duke siguruar trofe apo edhe mbijetesën me klube të cilat në pamje të parë dukeshin se nuk kishin shanse për një gjë të tillë.

Edhe pse në 38 vitet karrierë ai ka drejtuar klube si Napoli, Fiorentina, Valencia, Atletiko Madrid, Çelsi, Juventus, Roma apo Inter, kulmi i karrierës së tij dhe mrekullia më e madh ishte padyshim ajo e vitit 2016 kur drejtoi Leisterin në sezonin legjendar të titullit kampion në Angli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"