Çelsi zyrtarizon largimin e Poçetinos, trajneri argjentinas: Klubi është tashmë në pozita të mira

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2024 | 21:14

Çelsi zyrtarizon largimin e Poçetinos, trajneri argjentinas: Klubi është tashmë në pozita të mira

Klubi i Çelsit ka bërë zyrtar largimin e Mauricio Poçetinos nga klubi londinez. Blutë bërë të ditur nëpërmjet një komunikate të shkurtër se kishin ndarë rrugët me marrëveshje dypalëshe me trajnerin dhe me stafin e tij.

pocetino

“Në emër të kujtdo te Çelsi, ne do të dëshironim t’i shprehnim mirënjohjen tonë Mauricios për shërbimin e tij në këtë sezon. Ai është i mirëpritur në Stamford Bridge në çdo kohë dhe ne i urojmë atij më të mirën në të ardhmen në trajnim”, ishte komenti i drejtorëve sportivë Lorens Stjuart dhe Pol Uinstenli.

Nga ana e tij, edhe Poçetino lëshoi një koment të shkurtër pas këtij largimi pa u mbushur viti në drejtimin e londinezëve. “Falënderoj pronarët e Çelsit dhe drejtuesit sportivë për mundësinë që m’u dha të isha pjesë e historisë së këtij klubi futbolli. Klubi tashmë është i pozicionuar mirë që të vazhdojë të ecë përpara në Premier Ligë dhe në Europë në vitet në vijim”, ishin fjalët e argjentinasit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"