Mbyllet aventura e Poçetinos te Çelsi, pritet zyrtarizimi i “divorcit”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2024 | 20:21

Mbyllet aventura e Poçetinos te Çelsi, pritet zyrtarizimi i “divorcit”

Aventura e Mauricio Poçetinos në drejtimin e Çelsit ka marrë fund edhe pse blutë londinezë ia dolën që të ngjiteshin deri në vendin e 6 në renditjen e kampionatit dhe siguroi praninë në Europë.

broja pocetino

Mediat britanike bëjnë të ditur se palët kanë gjetur akordin për prishjen me marrëveshje të kontratës, pas vetëm një viti në drejtim të argjentinasit në klubin londinez. Ai firmosi me këtë klub në verën e kaluar një kontratë dyvjeçare, por tashmë do të largohet duke i hapur rrugë një tjetër tekniku që do të ulet në stolin e skuadrës.

“The Telegraph” bën të ditur se klubi ka bërë bilancin sezonal dhe arritja në vendin e gjashtë nuk ka qenë bindëse për të vazhduar bashkëpunimin me argjentinasin. Akordi është arritur sot dhe klubi do të bëjë së shpejti lajmërimin zyrtar për lamtumirën e tij, teksa ka nisur kërkimin për një trajner të ri.

Kieran MekKena i Ipsuiç, Sebastian Hënes i Shtutgartit, Mishel i Zhironës dhe Enco Mareska i Leisterit mendohet se janë kandidatët kryesorë të klubit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"