Laporta injoron Ksavin, shtyn takimin për javën tjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2024 | 21:22

Laporta injoron Ksavin, shtyn takimin për javën tjetër

“Nuk është aspak bukur kur sheh tifozërinë që të vërshëllejë lojtarët e tu, stafin teknik apo presidentin e klubit. Nëse duhet të jemi një skuadër, duhet të qëndrojmë të gjithë të bashkuar, sepse një klub ka nevojë sidomos për mbështetësit e tij”.

KSAVI LAPORTA

Ishte kjo deklarata e Ksavi Hernandesit pas fitores me Vajekanos, që i jepte një mesazh të qartë tifozëve, të cilët edhe pse kanë dalë në krah të tij, duke parë se presidenti Joan Laporta këmbënguli për ta mbajtur, tani duket se është gati që të bëjë një hap prapa. Dhe kjo vetëm prej deklaratës së pakënaqësisë së trajnerit, një javë më parë, se Barça aktuale nuk është gati që të luftojë për trofe në Spanjë e Europë me Realin e Madridit dhe këdo tjetër. Por teksa një takim ishte lajmëruar për ditën e djeshme, presidenti Joan Laporta është prezantuar në klub sipas programit, Ksavi Hernandez gjithashtu, por kur trajneri spanjoll ka kërkuar llogari për takimin e vendosur, numri një i klubit ka shpenzuar fare pak minuta me legjendën katalanase.

“Gjithçka do e flasim javën tjetër, kur të mbyllim kampionatin”. Një përgjigje e thatë, e ftohtë, e cila lë shumë hije dyshimi se në vazhdimmund të ketë një “qepje” të marrëdhënieve mes Ksavit dhe Laportës, me këtë të fundit që ka nisur të mendojë për trajnerin e së ardhmes…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"