Tjetër rekord për Herri Kejn, bëhet anglezi më i mirë i historisë i Ligës së Kampioneve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2024 | 22:40

Tjetër rekord për Herri Kejn, bëhet anglezi më i mirë i historisë i Ligës së Kampioneve

Herri Kejn po zhvillon një sezon fantastik në aspektin personal. Anglezi ka qenë protagonisti kryesorë i Bajernit për këtë vit duke shënuar dhe dhuruar asiste të shumta.

bandicam 2024-04-30 22-39-16-031

Ai gjithashtu shënoi edhe kundër Reali Madridit në Ligën e Kampioneve. Me këtë realizim ai bëhet anglezi më me shumë përfshirje në gola gjatë historisë së këtij kompeticioni në një sezon të vetëm. Ai për momentin ka kapur shifrat e 8 golave dhe 3 asistimeve, pra 11 përfshirje në total.

Gjithashtu në këtë ndeshje, ai ka realizuar golin e 500 të një anglezi në Champions. Këtë shifër e kanë arritur më parë brazilianët, spanjollët, francezët, argjentinasit, gjermanët dhe holandezët. Gjithsej 107 futbollistë anglez kanë arritur të shënojnë.

SONI SALIHI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"