Pesë triumfe në 7 betejat e derbit, Partizani shkëlqen në shtesë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2024 | 18:11

Pesë triumfe në 7 betejat e derbit, Partizani shkëlqen në shtesë

Partizani prej 576 ditësh sundon derbet e kryeqytetit. Të kuqtë dje arritën të fitojnë me shifrat 1-2 në një ndeshje ku Maget ishte “ylli” i mbrëmjes. Në shtatë derbet e fundit, të luajtur të gjithë në kampionat, të kuqtë kanë mundur të fitojnë plot pesë të tillë dhe të barazojnë vetëm dy, me Tiranën, që duket tërësisht në krizë sa i përket këtyre përballjeve.

Partizani

Partizani me siguri u ka kthyer dje bardhebluve “hijet” e ecurisë së pak viteve më parë, kur nuk festonin për mbi pesë vite në derbi. Të kuqtë kanë humbur derbin e parë të sezonit të shkuar dhe më pas nuk janë ndalur. Ishin pikërisht rezultatet pozitive në këto ndeshje, që në fund i dhanë titullin kampion të kuqve në sezonin e shkuar.

MINUTAT E FUNDIT – Shtesat i kanë dhënë dy derbe Partizanit në këtë sezon nga tri gjithsej. Bëhet fjalë për derbin e parë, kur të kuqtë fitonin me shifra 2-1. Shënonte fillimisht Maget, barazonte Hasani dhe Mensah tundte rrjetën në minutat e fundit të shtesës. I dyti është derbi i së dielës, ku Maget shënoi dy gola, njëri në të tretën shtesë, duke zhvlerësuar rrjetën e shënuar nga Abazaj në barazimin e përkohshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"