“Kur ishim mirë, na shënuan dy gola”, Ançeloti: Nuk kemi treguar versionin më të mirë tonin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2024 | 23:25

“Kur ishim mirë, na shënuan dy gola”, Ançeloti: Nuk kemi treguar versionin më të mirë tonin

Karlo Ançeloti, trajneri i Real Madrid, ka theksuar se skuadra e tij përtej barazimit 2-2 ndaj Bajern Mynih, nuk ka treguar anën e vet më të mirë përballë bavarezëve në takimin në “Allianz Arena”.

anceloti

“Momenti ynë ishte fillimi i pjesës së dytë dhe atëherë ata na shënuan dy herë. Ata treguan versionin më të mirë të tyre dhe mendoj se ne jo Por kemi kohë ta tregojmë të mërkurën e ardhshme.

Në pjesën e parë u mbrojtëm por me pak intensitet, në pjesën e dytë kur ata kaluan në epërsi, filluam të bënim pak më shumë presion. Ndjenja ishte se ishim rehat, por mungonte intensiteti. E përfunduam lojën mjaft mirë, kualifikimi është i ekuilibruar. Duhet të vuajmë 90 minuta në një mjedis që e gjithë bota e njeh.

Kros? Ne e mbajtëm topin në disa momente, kontrollin e lojës. Ata nuk bënë shumë intensitet në presion, kishte hapësira. Ata qëndruan me vijën mjaft lart dhe ne përfituam me një pasim fantastik dhe një lëvizje fantastike të Vinicius.

Zëvendësimet? Kërkoja vetëm pak më shumë energji. Kros bëri një lojë shumë të mirë dhe Belingam kishte ngërçe, por unë vendosa në fushë këmbë të freskëta dhe diçka duhej të ndryshonte. Kam mjaft “mjete” në pankinë dhe duhet t’i shfrytëzoj ata.

Javë e rëndësishme? Ne jemi të pozicionuar mirë në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve, duhet të përpiqemi të shkojmë në Londër”, ishte mesazhi i qartë i Ançelotit pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"