Kros mahnit shokët e skuadrës: Pasim i pabesueshëm, duam që të vazhdojë për shumë vite

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2024 | 23:37

Kros mahnit shokët e skuadrës: Pasim i pabesueshëm, duam që të vazhdojë për shumë vite

Toni Kros ka treguar sot me asistin për Viniciusin se vazhdon të ketë një klas të jashtëzakonshëm dhe kjo është arsyeja pse edhe shokët e skuadrës duan që ai të vazhdojë të jetë pjesë e Real Madrid për një kohë të gjatë. Rodrigo, theksoi pas barazimit 2- 2 ndaj Bajenrit se shpresonte të shihte për shumë vite në ekip lojtarin gjerman.

kros

“Nëse nuk mund të fitojmë, nuk duam të mundemi, një barazim ka qenë perfekt me gjithçka që ka ndodhur. Është në rregull, tani gjithçka është e hapur për të luajtur në shtëpinë tonë.

Këto janë ndeshjet e Champions League, ne jemi mësuar me ta. Ata mendojnë se je i vdekur dhe ky është momenti kur mund të të shfaqet më shumë rreziku. Në një fazë të lojës ne nuk ishim aq mirë dhe më pas barazuam.

Çfarë pasimi i Kros, i pabesueshëm. Gjithmonë i themi që të vazhdojë të luajë. Jo një, por shumë vite. Ai ka një mjeshtëri që më mahnit kur e shoh, më pëlqen të luaj me të.

Sot luajta në të majtë me Vinin në qendër, ndryshojmë shpesh. I përshtatet ekipit dhe shpresoj që trajneri të vazhdojë me këtë mënyrë pasi gjërat po ecin mirë. Tani në Bernabeu gjithçka është e hapur, por ne luajmë në shtëpi dhe të shohim çfarë do të ndodhë. Që tani jemi në ankth”, tha Rodrigo pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"