“E bëja në shtrat, nuk ka pse të turpërohem”, Rydiger tregon sekretet e tij dhe idhujt: Respektoni legjendat si Pepe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2024 | 19:05

“E bëja në shtrat, nuk ka pse të turpërohem”, Rydiger tregon sekretet e tij dhe idhujt: Respektoni legjendat si Pepe

Antonio Rydiger ka qenë protagonist i ecurisë së jashtëzakonshme të Real Madrid në këtë edicion në Ligën e Kampioneve, teksa ka qenë i pakalueshëm në prapavijën e ‘los blancos”. Dhe në një intervistë shumë interesante në kanalin “Carre” në You Tube, ai ka treguar disa sekrete të tijat, por edhe idhujt dhe futbollistët që vlerëson më shumë.

rudiger haland

“Një sekret? Deri në moshën 15-vjeçare urinoja në shtrat. Nuk ka asgjë për të cilën të turpërohesh. Është e vërtetë që nga një anë është poshtëruese, por gjithçka është në rregull kështu, është jeta. Çfarë mund të bëj? Unë kam hequr dorë nga pijet pas orës 20:00.  (qesh).

Pse më pëlqen të frikësoj kundërshtarët? Pasi e adhuroj, më jep një ndjesi të madhe. Nuk jam në fushën e lojës për të bërë miq.

Lojtari më i fortë? Bellingam është më i mirë në botë në këtë moment.

Mbrojtësi më i fortë? Serxho Ramos. Po, është përsëri ai. Duhet të respektojnë legjendat si ai, Tiago Silva dhe Pepe.

Sulmuesi më i vështirë ndaj të cilit kam luajtur? Them dy, Kristiano Ronaldo dhe Aguero. A ishin edhe më të vështirë se Mbape? Kilian nuk është një qendërsulmues i mirëfilltë, është lojtar krahu. Por shpesh mund të bëhet problem. Asnjë lojtar nuk më ka futur frikën.

Zgjedhja e Mbape për të ardhur te Reali? Kush ka thënë se do të vijë? Nuk ka asgjë zyrtare. Të gjithë lojtarët më të mirë në botë kanë luajtur te Real Madrid… Ndaj po, ai është ndër më të mirët në botë ndaj do të funksiononte mirë.

E futa në xhep me kombëtaren? Jo, jo., Mendoj se është mungesë respekti të flasësh kështu për të, pasi është një lojtar i madh dhe kushdo bën më të mirën e tij, ndaj këtë historinë e “xhepit” mbajeni për rrjetet sociale. Por ne jetojmë në jetën reale”, tha ndër të tjera Rydiger në rrëfimin e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"