“Spitali Covid4 është gati”/ Rama: Në këtë luftë nuk do lemë asgjë mangut! Ja këshillat që i jep qytetarëve

Nov 24, 2020 | 8:08
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me lajmin se spitali Covid4 është gati për të pritur pacientët e prekur me koronavirus.

Në një postim në Facebook, Rama thotë se në këtë luftë asgjë nuk do të lënë mangut, por jep edhe këshillat për kujdes.

Postimi i kryeministrit Edi Rama

Mirëmëngjes, Spitali Covid4 është gati me gjithçka duhet në vijën e zjarrit, por ju lutem kujdesuni për veten e të tjerët, sepse kjo luftë ku ne s’do të lemë asgjë mangut, deri në fund, fitohet vetëm duke bërë secili të vetën

#GjithçkaPërShëndetin
#MASKA?
#DISTANCA↔️
#HIGJIEN

Lajmin se ky spital është gati e dha edhe ministrja Manastirliu, e cila një ditë me parë së bashku me ekipin e mjekëve dhe infermierë inspektuan spitalin Covid 4 në aksin Tiranë-Durrës.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi nga spitali COVID4 se po përgatiten edhe spitalet rajonale për përballimin e situatës së epidemisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura