“Sot kemi 230 mijë më shumë të varfër”, ish-deputetja e PD i referohet raportit të UNDP-së: Vendi në krizë të thellë sociale dhe shëndetësore

Aug 7, 2020 | 13:35
SHPËRNDAJE

jorida tabaku 4

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se në janë shtuar 230 000 të varfër më shumë, e kjo si pasojë e “keqqeverisjes dhe korrupsionit”.

“Shqipëria po përjeton një krizë të thellë sociale dhe shëndetësore. Kriza e thellë ekonomike përditë përjetohet nga të gjithë shqiptarët dhe raportohet nga partnerët”, thotë Tabaku, teksa i referohet UNDP-së, një tjetër institucion ndërkombëtar “që konfirmon mjerimin ku qeveria i la shqiptarët”.

“Nëse qeveria s’do kish harxhuar paratë e marra borxh, taksat e cdo burim tjetër të ardhurash për tendera e koncesione korruptive e për bojatisje qytetesh qe sot janë zbrazur, nese taksat e rritura të shqiptarëve nuk do shpërdoroheshin dhe vidheshin, atëherë shpenzimet për shëndetësinë nuk do të ishin më të ulëtat në rajon, paketat e ndihmës ekonomike nuk do të ishin më të ulëtat në Ballkan sa 0.86% e PBB-së”, thekson ish deputetja.

jorida

Tabaku nder te tjera, ne postimin e saj ne rrjetet sociale, thote se vendi une po shkon drejt dyfishimit të “ushtrisë” së të varfërve.

Ajo ka publikuar raporton e UNDP që parashikon që kjo shifër rritet me 230 mijë të varfër më shumë në vend.

“Të njëjtin lajm të keq paralajmëroi edhe Banka Botërore e cila deklaroi se kriza ekonomike do godasë më rëndë shtresat margjinalizuara dhe të mesme që kanë paguar taksat e rritura nga Rama këto 7 vite.

Qeveria është shumë larg nevojave dhe kërkesave të momentit. Sot ekonomia duhej te ishte ne shërbim të shtresave në nevojë, te bizneseve të vogla, të familjeve shqiptare, të fermerëve, studentëve e te rinjve, ndërkohë që ndodh e kundërta: Bizneset e vogla dhe të mesme po vuajnë konsumin e ulët, familjet po harxhojnë cdo kursim e po marrin borxhe për të mbijetuar e shkyer borxhet ndërsa vendi rrezikon papunësinë e 100 mijë shqiptarëve të tjerë dhe një rënie ekonomike prej 9%.

Zgjidhja e vetme e shqiptarëve është beteja për të ndryshuar kursin fundosës ku e ka futur Shqipërinë qeveria Rama. Eshtë nevoja që ekonomia të vihet në shërbim të gjithë qytetarëve e të mos punojë për një pakicë klientësh të qeverisë.

Zgjidhja dhe zgjedhja për shumicën e shqiptarëve është programi ekonomik i PD që ofron mundësi per ata që punojnë e jo ato që vjedhin, që vlerëson punën dhe jo korrupsionin, që i ofron mundësi të rinjve e jo kriminelëve”, perfundon Tabaku reagimin e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura