“Sot i ka të gjitha, nesër do i lërë…”- Meta sfidon Ramën dhe flet për drejtësinë: Nëse SPAK do vepronte, Ardian Dvorani do ishte i dënuar

Sep 12, 2022 | 22:41
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka sfiduar kryeministrin Edi Rama duke thënë se nëse sot ai i ka gjitha në dorë, nesër do i lërë të gjitha.

ilir-meta-1-1

Meta u zotua se Rama nuk do ia ndalojë dot kandidimin pavarësisht mekanizmave që po përdor. Ndalur tek drejtësia, Meta u shpreh se nëse SPAK do të vepronte sot Ardian Dvorani do të ishte i dënuar.

“Plani A do triumfojë. Është një njeri që ka bërë ilustrime për gazetën e Sigurimit të Shtetit dhe ka marrë honorarë. Sot i ka të gjitha dhe do i lërë të gjitha. Nuk më ndalojnë kandididim. Nuk kanë çfarë më bëjnë fare. Ai është mësuar keq, pa opozitë pa zgjedhje.

Ai nuk ka faj. Nëse SPAK do të vepronte Ardian Dvorani do të ishte i dënuar. Ato thonë që ai vërtetë i ka shkelur ligjet por nuk ka pasur Gjykatë Kushtetuese. Sistemi është i kapur por kjo nuk do thotë që ne duhet të jemi të trembur. Ne do ta ekzekutojmë frikën kudo”, u shpreh Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura