Sot do të mbahet koncerti gjigand “Alpha Show”/ Çfarë pritet të ndodhë dhe artistët që do të performojnë në skenën e madhe

Aug 14, 2022 | 17:12
SHPËRNDAJE

Sot më 14 Gusht, tek sheshi “Nënë Tereza” do të  organizohet “Alpha Show” koncerti më i madh, që është organizuar ndonjëherë në Shqipëri, për muzikën HIP – HOP & RAP e me artistët më të mirë të kësaj rryme, të trojeve shqiptare e të Europës.

Ky koncert është ideuar dhe iniciuar nga Noizy (Rigels Rajku), artisti i shndërruar tashmë në fenomenin e muzikës Hip- Hop në Shqipëri, kantautori që ka shënuar rekorde suksesi kombëtare e ndërkombëtare.

Reperi ka premtuar se koncerti do të jetë një spektakël i vërtetë, teksa ka treguar gjithashtu se për herë të parë në Shqipëri ka pasur një shitje kaq të lartë të biletave.

“Është hera e parë që kemi pasur një Shqipëri një shitje kaq të madhe të biletave në një koncert që paguhet, jo falas se falas vijnë të gjithë. Kur ka një tufë njerëzi bashkohen edhe të tjerë. Ky është koncerti i parë që ka pasur kaq shitje në Shqipëri në të gjithë artistët që kanë qenë.”– tha Noizy në një intervistë.

Pas 16 vitesh të sukseshme në karrierën e tij muzikore, Noizy është gati ta realizojë këtë projekt gjigand, të cilin pretendon ta kthejë në festival, si traditë të përvitshme të Tiranës e Shqipërisë.

“Do të jetë një koncert me përmasa e standarte ndërkombëtare, që po ndodh për herë të parë në Shqipëri e në një skenë gjigande rretj 450 metra katrorë. Vendosa ta organizoj si dedikim e shenjë falenderimi për të gjithë adhuruesit e muzikës sime “old school”-sat” dhe “neë school”-sat, që e meritojne këtë eksperiencë të jashtëzakonshme. E kam pasur si dëshirë të kahershme këtë koncert, që në fillimet e mia por atëherë nuk kisha as mundësi ekonomike, as kohë e as ekipin e duhur. Tani kam mundur t’i bëj bashkë të gjithë këta faktorët dhe jam shumë i lumtur për këtë fakt”.

Noizy ka theksuar se janë marrë të gjitha masat e sigurisë dhe mbarëvajtjes së këtij koncerti ku pjesmarrja pritet të jetë jashtëzakonsisht e madhe. Provat gjenerale kanë nisur dhe në skenë është vendosur një kurorë gjigande e cila duket se do të qëndrojë sipër artistëve gjatë kohës kur ata do të performojnë.

Hyrja e njerëzve që do të nisë që në orën 17.00 në mënyrë që gjithçka të jetë gati për nisjen e koncertit në orën 20.00.

“Alpha Show” do të startojë këtë vit me qëllimin për t’u shndërruar në festivalin e përvitshëm të muzikës hip- hop në Shqipëri, ku shumë artistë On Top, si Loredana, Ylli Limani, Dhurata Dora, Kida, Ledri Vula, Xhensila Myrtezai, MC Kresha, Gue, Ghali, Sfera Basta, Krept & Konan, Raf Camora, Varrosi, Elai, Dj Gimi-O etj, priten të dhurojnë një super mega spektakël në shesh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura