“S’na tërheqin dot nga beteja me çfarëdo lloj sistemi”- Grida Duma i përgjigjet PS: Pavarësisht formulave për listat dhe koalicionet, PD do të…

Sep 23, 2020 | 18:06
SHPËRNDAJE

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma në një intervistë për News24 shprehet e bindur se çfarëdo lloj sistemi dhe metode të përdorë maxhoranca në zgjedhjet e ardhshme për të mbajtur pushtetin, do të dështojë dhe se PD do të vijë në qeverisje.

grida duma3

“Nuk ka ndodhur ndonjëherë që ndryshimet kushtetuese dhe goditja e Kushtetutës të ndodhë në një mungesë të madhe konsensusi nga palët. Në gjithçka që Partia Demokratike ka paraqitur ka thënë që hapi i radhës për zhvillimin e Shqipërisë duhet të jetë që çdo ndryshim kushtetues jo vetëm të vijë me dakordësinë e palëve politike, por të vijë me dakordësinë e një referendumi popullor. Vijmë sot në një situatë në të cilën njëra palë pasi është ulur në Këshillin Politik, pasi PD ka bërë sakrificën për t’u ulur në një Këshill, i cili nuk prezantohet nga pjesa e mirë e PS, por nga pjesa më keqe e bën këtë sakrificë me garantin që janë ndërkombëtarët…Vijmë sot që pasi nënshkruhet marrëveshja e 5 qershorit, ajo hidhet poshtë sepse më pas kalojnë ndryshimet kushtetuese të cilat çfarë ndalojnë, vullnetin e partive politike për të qenë në një koalicion”, deklaroi Duma.

Teksa Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend draftin e saj që reflekton ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut, ish-deputetja e PD e shikon këtë si një hap të rrezikshëm për vendin, në një kohë kur ndryshimet janë bërë pa dakordësinë e opozitës së bashkuar.

Ajo shton, se maxhoranca po hedh poshtë njëherë e mirë edhe marrëveshjen në të cilën janë investuar edhe ndërkombëtarët, atë të 5 qershorit.

Pa diskutim që me çdo sistem nuk e ndalojnë dot rotacionin politik. Çfarëdolloj gjëje që të bëjnë. Dmth PD, koalicioni opozitar do t’i drejtohet zgjedhjeve dhe do të hedhë poshtë të gjitha mundësitë për të pasur presion, kërcënimet etj. Ne sot jemi duke ndezur dhe po ndezim gjithmonë dhe më tepër motorët elektoralë që do të thotë shkuarja dhe bërja realitet e një rotacioni që në mendjet e shqiptarëve ka ndodhur. Pra, cilido qoftë sistemi i tyre të mos kemi asnjë iluzion që do të na tërheqin ne nga beteja që është beteja përfundimtare apo do na intimidojnë me elementë që do iu shkojnë atyre si kosto. Nuk ka ndodhur është ligjësi, nuk ka ndodhur ndonjëherë që të fitosh zgjedhjet, qoftë kjo dhe një gjysmë demokraci nëpërmjet frikës”, theksoi Duma.

Ajo komenton edhe propozimin e socialistëve për listat, sipas tyre të hapura 100%. Duma thotë se skema e PS parashikon lista të mbyllura.

“Këta vdesin edhe konceptin e listës së hapur duke gënjyer me këtë listën sepse të japin iluzionin që të kanë dhënë një zgjidhje poshtë, i cili dhe nëse merr 3-fishin e votave të parin e listës nuk e lëviz kurrë. Mund ose mund të mos e lëvizë të fundit të listës sepse e gjithë kjo është një përllogaritje. Por në fund farë vdes dhe mundësinë që njerëzit të thonë që kandidati të punojë me emrin, me reputacionin, me gjithçka tjetër sepse partia e ka mbyllur listën sipër.

Sigurisht unë nuk e mendoja që do të vinte ndonjëherë politika shqiptare në këtë derexhe që të quhej e hapur në titull një listë e cila është plotësisht e mbyllur dhe më keq se sa e mbyllur. Ka një moral kur është lista e mbyllur, dalim me moralin që është lista e mbyllur. Kurse kësaj ta quash të hapur kur ke mbyllur dhe denigruar që ai që merr 9 mijë e ca vota nuk hedh dot poshtë atë që merr 500 vota kjo do të thotë të vrasësh dhe shpirtin konkurencial brenda një partie”, deklaroi Duma.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura