“Zaneti nuk pi asnjë gotë”, Zhang: Nuk ia kisha idenë futbollit, Interi i çmendur

Apr 26, 2024 | 10:40
SHPËRNDAJE

Në fillim kur mora Interin unë nuk kisha asnjë qëllim që të isha president, por pas një bisede me Moratin më bindi. Sot jam unë që vendosa yllin e dytë në fanellën e Interit, por nuk do të ishte e mundur pa trofetë e fituar nga ai në të shkuarën”. Gjatë një bisede në “Tik Tok” me një gazetar kinez, presidenti i Interit, Stiven Zhang i njeh meritat edhe ishpresidentit zikaltër për sukseset në klub.

zhang11

“E telefonova Moratin në mëngjes për ta falënderuar. Ndoshta pa atë ne tifozët kinezë ndoshta nuk do të dëgjonim kurrë të flitej për Interin. Kur isha i vogël në Kinë flitej vetëm për Juventusin dhe Milanin. Nëse nuk do të ishte për të dhe babanë e tij, kinezët nuk do të kishin këtë lidhje me Interin”, shtoi më tej Zhang. Ai tregon gjithashtu edhe vështirësinë që kishte në fillimet e tij si menaxher në sport. “Kur isha në shkollë as nuk e dija se si të menaxhoja një klub, nuk e dija as çfarë ishte sporti. Pastaj me kohën arrin të përthithësh të gjitha, që nga vështrimi i tifozëve, nga stadiumet, duhet të ndjesh kulturën. Për shembull, kultura amerikane e sportit është shumë ndryshe nga ajo europiane. Këtu në Itali sporti është si fe për të gjithë dhe Interi për tifozët e tij”, tha presidenti zikaltër.

OBJEKTIVAT- “Në çdo sezon, objektivi është që të synojmë maksimumin dhe të bëjmë gjithçka në çdo kompeticion. Shumë tifozë thonë se duhet të braktisim ndonjë kompeticion, por kjo nuk duhet të ndodhë. Kurrë s’duhet injoruar asgjë në futboll. Do të shohim çfarë objektivash kemi pas yllit të dytë. Turne në Kinë? Për momentin këtu është fokusuar puna dhe jemi duke e organizuar me disa klube të tjera të mëdha”.

LOJTAR KINEZ- “Do të më pëlqente shumë që në të shkuarën tek Interi të ketë një lojtar kinez, pro për momentin nuk ka ndonjë lojtar në lartësinë e Interit. Objektivi i skuadrës është që të jetë kompetitiv”.

RINOVIMET- “Nuk besoj që do të ketë probleme për rinovimin e kontratave. Është diçka që kërkon një bisedë mes palëve dhe ndoshta nuk do të jetë diçka e shpejtë. Stadiumi? Është një temë e nxehtë dhe shumë e vështirë. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë”.

ZANETI- “Është një model për të gjithë. Ka një qasje shumë profesionale për të gjitha gjërat. Nuk pi asnjë gotë dhe e kontrollon veten në mënyrë të jashtëzakonshme. Në klub të gjithë kanë një komunikim të jashtëzakonshëm me njëri-tjetrin”.

TIFOZ- “Përpara ndeshjes Inter-Udineze kur u prezantova në San Siro me delegacionin e Suningut nuk kisha parë asnjë ndeshje futbolli. Pas Interit, skuadra ime e dytë është kombëtarja e Argjentinës”.

LARGIMET- “Sigurisht që kur largohen lojtarët që janë të rëndësishëm për klubin të vjen keq. Por secili ka idenë e tij për vazhdimësinë e karrierës. Ne nuk mund të bëjmë asgjë për t’i parandaluar. Por ata janë pjesë e historisë së klubit gjithsesi. I tillë është futbolli, përbëhet nga afrime dhe largime. Gjithmonë duhet të ketë respekt për çdo njeri dhe punëtor të skuadrës.

GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura