Skema e Inceneratorëve, Arben Kraja jep detaje për hetimet nga SPAK: Tre çështje të hapura, po verifikojmë marrëveshjet deri në zbatimin e kontratës

Sep 12, 2022 | 21:03
SHPËRNDAJE

Kreu i SPAK Arben Kraja ka folur mbrëmjen e sotme në RTSH në lidhje me hetimin e skemës së Inceneratorëve.

Capture

Kraja theksoi se janë tre çështje të hapura në lidhje me tre Inceneratorët atë të Tiranës, Fierit dhe Elbasanit.

Ai deklaroi se në hetim janë të përfshira disa ministri pasi po verifikohen marrëveshjet deri në zbatimin e kontratës.

“Nuk merrem me deklarata politike. E kemi të ndaluar të komentojmë me ligj. I jap të drejtë kujtdo që kritikon SPAK për të punuar më mirë, kushdo të jetë ai qoftë kryeministër apo qytetar i thjeshtë.

Kemi ministra apo deputetë të arrestuar që kanë qenë në detyrë kur kanë kryer vepra penale. Në atë lloj aktiviteti janë tre inceneratorë. Kemi tre çështje penale për Inceneatorin e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit. Janë të përfshira disa ministri me marrëveshjet deri në zbatimin e kontrsatës. Është një veprimtari shumë e gjerë dhe komplekse. Duhet të hetosh të gjitha detajet. Ne kemi ecur mirë. Janë bërë publike disa herë njoftime.

Kur të mbarojnë veprimet hetimore çështja do dërgohet në gjykatë. Nuk mund të jap afate. Vazhdojnë hetimet edhe për Tiranën. Vazhdon si çështje. Nuk ka emra personash. Ne kemi kërkuar në mënyrë të vazhdueshme dokumentacion. Nuk mund të them asgjë sepse është çështje në hetim. Nuk mund të paragjykosh. Nuk mund të jap njoftime në opinionet e mia”, tha Kraja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura