Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.
Erion Veliaj ka mbërritur në ambientet e SPAK mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00.
Përpara se të futej në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, kryebashkiaku Veliaj është përplasur me ish-deputetin e PD-së, Klevis Balliu që ndodhej përpara godinës.
“O hajdut”, iu drejtua Klevis Balliu, kryebashkiakut të Tiranës. Ndërsa Erion Veliaj iu përgjigj: “Thuaja Fahriut me 100 mijë euro makinë”.
Më pas, ai iu është drejtuar ambienteve të brendshme të Prokurorisë. Erion Veliaj kishte paralajmëruar vetë ditën e shtunë që do të paraqitej në SPAK.
Sipas gazetares Klodiana Lala, ai është thirrur nga prokurori i posaçëm Dritan Prenci, si person që ka dijeni në lidhje me inceneratorin e Tiranës.
Për aferën e inceneratorit të kanë përfunduar në burg një numër i madh zyrtarësh dhe janë shpallur në kërkim pronarët de-facto, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.
“Veliaj ka pasur disa shkresa të firmosur nga ana e tij që lidhen me aferën e inceneratorit. Ka një shkresë që Veliaj ka shmangur këshillin bashkiak dhe i ka hapur rrugën inceneratorit.
Veliaj thirret për herë të parë në SPAK. Ai pritet të japë shpjegimet e tij në lidhje me rolin që ka pasur në inceneratorin e Tiranës. Prokurorët e kanë listuar emrin e tij në listën e personave që do të pyeten edhe për dosjen 5D”, raportoi gazetarja.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al