Skela nuk e ka harruar shënimin e supergolave, klubi i tij e pagëzon “Zot i futbollit”

Sep 20, 2017 | 20:32
SHPËRNDAJE

Ervin Skela është tashmë 40-vjeç, por ai nuk është tërhequr nga futbolli i luajtur edhe pse tani aktivizohet në ligën amatore të kategorisë së shtatë në Gjermani me skuadrën e Hanau 93.

skela

Ish-mesfushori i kombëtares shqiptare shënoi në ndeshjen e kësaj fundjave që skuadra e tij fitoi në transfertë 1-2.

Duke qenë se goli i realizuar ishte mjaft i bukur, sidomos për një ligë të nivelit amator, faqja zyrtare e klubit e mbuluar me lëvdata Skelën, madje duke e quajtur “Zot të futbollit”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura