S’kanë të sosur aksidentet e autobusëve në Tiranë, mjeti i linjës së Institutit përplaset me fuoristradën

May 27, 2022 | 11:58
SHPËRNDAJE

Pas autobusit të Unazës që përfundoi në lumin e  Lanës me pasagjerët në bord, por për fat të mirë pa viktima, duket se urbanët në kryeqytet po i përndjek fati i keq.

Një seri autobusësh të linjave të Tiranës janë përfshirë në aksidente të ndryshme dhe duket se s’kanë të sosur.

Mjeti i linjës së Institutit është përplasur me një makinë tip fuoristradë gjatë paradites së të premtes. Ndërkohë nuk raportohet për të lënduar, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur policia, dhe po heton shkaqet e aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura