“S’kanë pse të luajnë me nervat e të tjerëve”- Erion Braçe kritikon opozitën: Na harxhojnë kohën kot! Pas një ore nisin e qeshin dhe argëtohen

Apr 18, 2024 | 11:55
SHPËRNDAJE

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka kritikuar opozitën, që sipas tij, çojnë dëm kohën në Kuvend, duke u shprehur se “nuk ka pse të luajnë me nervat e të tjerëve”.brace

Deputeti Braçe theksoi se pasi marrin kohën në Kuvend për rreth 1 orë, ligjvënësit e opozitës nisin qeshin me njëri-tjetrin dhe argëtohen.

“Kemi 35 minuta që kemi nisur seancën ligjërisht të gjithë ata që na morën 1 orë e 5 min kohë në fillimin të seancës me përjashtim të drejtuesit të tyre, dhe zotit Sula e Dogjani që janë gjithmonë këtu, çdo gjë që ndodh në këtë sallë prej javësh, në këtë orë dhe çdo ditë të enjte, i çon kohën dëm Kuvendit dhe i shkatërron nervat të gjithë atyre që kanë marrë mundimin të ndjekin Parlamentit është gjë e kotë dhe duhet të ndërpritet. Sa mbaron cikli i 1 orë e 5 minuta, nisin qeshin me njëri-tjetrin, argëtohen, por asnjëri prej tyre nuk është ulur në Kuvend.

Ne vijmë në Kuvend në bazë të një rendi dite, regjistrojmë emrat për të folur. Ajo ora e parë, është ora e fundit e punës së Kuvendit, Të gjithë ata që duan ta marrin fjalën të zhvendosen në fund të seancës, por s’kanë pse luajnë me nervat e të tjerëve dhe s’kanë pse i mohojnë të drejtën e fjalëve atyre që janë regjistruar”, tha Erion Braçe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura