S’ka marrëveshje mes Zaevit dhe Gruevskit

May 26, 2015 | 16:30
SHPËRNDAJE

Përfundoi pa marrëveshje pjesa e parë e takimit të liderëve të partive politike në Maqedoni. Sipas “Zhurnal.mk”, deri tani Gruevski dhe Zaevi nuk kanë lëvizur nga pozicionet e tyre.

Nikola Gruevski dhe Zoran Zaev

Ky është takimi i tretë mes liderëve politikë në Maqedoni, i cili po mbahet me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar.

Por megjithatë, deri tani nuk ka asnjë zgjidhje për daljen e vendit nga kriza politike. Në takimin e sotëm morën pjesë katër liderët e partive të mëdha në Maqedoni: Nikolla Gruevski i VMRO-DPMNE-së, Zoran Zaev i LSDM-së, Ali Ahmeti i BDI-së dhe Menduh Thaçi i PDSH-së.

Sipas informacioneve që ka “Zhurnal”, Zaevi nuk tërhiqet nga qëndrimi i tij për formimin e një qeverie të përkohshme pa Gruevskin në të.

Natyrisht, që këtë e ka refuzuar edhe vetë Gruevski, i cili ka theksuar edhe më parë se nuk mendon të japë dorëheqjen për asnjë arsye. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura