Situata në Kakavijë, reagon Ministria e Jashtme: Pala greke ka njoftuar se…

Aug 14, 2020 | 12:25
SHPËRNDAJE

Ministria e Jashtme ka reaguar me nje deklarate pas situates kritike te krijuar ne Kakavije, ku qindra shqiptare, te moshuar, te rinj e foshnja, jane ne pritje pa fund per te kaluar ne Greqi.ministria-e-jashtme

Sipas Ministrise, autoritetet shqiptare jane ne kontakt te vazhueshem me ato greke. Se fundi,”pala greke ka njoftuar se do të marrë masa te tjera për lehtësimin e situates”- ben me dije ministria. 

MPJ risjell në vemendje se shtetasit shqiptarë mund ta kryejnë testin edhe në institucionet e licencuara shqiptare dhe ta përkthejnë përgjigjen në anglisht. Ky testim njihet edhe nga autoritetet greke dhe do ta lehtësonte më shumë situatën.

REAGIMI

Me qëllim përballimin e situatës dhe lehtësimin e lëvizjes që qytetarëve shqiptarë janë kontaktuar në vijimësi autoritetet greke të cilët kanë shtuar personelin shëndetësor në Pikën Kufitare të Kakavijës. Së fundi pala greke ka njoftuar se do të marrë masa te tjera për lehtësimin e situates deri në heqjen e detyrimit për bërjen e testit.

LEXO EDHE:

Radha kilometrike dhe kaosi në Kakavijë, reagon ashpër Presidenti Meta: Thirrje urgjente Qeverisë dhe Ministrisë që të…

Radhë kilometrike në Kakavijë, makinat arrijnë deri në Jorgucat. Qytetarët të indinjuar

“Si asnjëherë më parë, radha po shkon deri në…”- VOA për Kakavijën: Çfarë ka vendosur pala greke për fundjavën

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura