Radha kilometrike dhe kaosi në Kakavijë, reagon ashpër Presidenti Meta: Thirrje urgjente Qeverisë dhe Ministrisë që të…

Aug 14, 2020 | 12:01
SHPËRNDAJE

Pas situates kaotike, vuajtjes ne mes te vapes dhe radhes kilometrike me te cilen perballen prej gati 48 oresh shqiptaret qe duan te kthehen ne Greqi, reagon ashper Presidenti i vendit, Ilir Meta.ilir meta

Duke postuar pamje nga cfare po ndodh ne kete pike te kalimit kufitar me Greqine, radhen pafund te automjeteve dhe shqiptareve qe po torturohen ne pritje, Meta i ben thirrje te forte Qeverisë dhe Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.

“Të vendosin kontaktet me palën greke, për të marrë të gjitha masat për lehtësimin dhe garantimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve në anën tjetër të kufirit”- thekson Meta, duke shtuar se “Zgjidhja duhet të jetë e menjëhershme!”

Mesazhi i Metës

Thellësisht i shqetësuar për situatën në të cilën ndodhen qytetarët shqiptarë të cilët vijojnë të jenë të bllokuar prej shumë orësh në pikën kufitare të Kakavijës, duke u ekspozuar seriozisht para rrezikut të përhapjes së pandemisë COVID-19.
I bëj thirrje urgjente Qeverisë dhe Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, të vendosin kontaktet me palën greke, për të marrë të gjitha masat për lehtësimin dhe garantimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve në anën tjetër të kufirit.
Zgjidhja duhet të jetë e menjëhershme!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura