Situata me reshjet, Bashkia e Shkodrës bën bilancin: Janë përmbytur 2405 hektarë tokë, 139 persona kanë…

Nov 21, 2022 | 10:39
SHPËRNDAJE

Bashkia e Shkodrës ka përpiluar një raport mbi situatën e përmbytjeve brenda territorit të saj.

Në njoftim flitet për situatën në zonat e përmbytura pas reshjeve të dendura të shiut të dy ditëve të fundit.

Sipas raportit të bashkisë, siperfaqja totale e përmbytur është 2405Ha.

Gjithashtu raportohet për 32 familje të evakuara, pra gjithsej 139 persona që kanë braktisur banesat e tyre.

Raporti i plotë:

Lënda: Informacion mbi situaten e përmbytjeve në territorin e Bashkise Shkodër, data 21.11.2022,ora 10.00

INSTITUCIONIT TE PREFEKTIT TË QARKUT SHKODËR

Nga monitorimi në terren ditën e sotme datë 21.11.2022,ora 10.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

  • Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 10.00,shënon kuotën 7.58 m.(Kuota max 8.70 m).
  • Hidrometri i lumit Drin në orën 10.00,shënon kuotën 7.60m. (Kuota max 7.50 m).

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 2405Ha

Nj.A. Ana e Malit

  1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1000 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
  2. Rruga e Obotit – Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 70 cm.
  3. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit

Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 140 Ha, kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.

  1. Rruga që lidh fshatrat Pentar- Ças ka presence uji.
  2. Buna ka deportuar në Urrelat e Shirqit

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 165 Ha.kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.

Nj. A. Guri i Zi

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 500 Ha, kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 600 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme,Berdice e Mesme, Beltoje.

Familje të evakuara:

Janë 32 familje të evakuara, gjithsej 139 përsona, kryesisht nga Njësitë Administrative :

Nj. Administrative Guri I Zi, 15 familje (57 përsona)

Nj. Administrative Bërdicë, 12 familje (50 përsona)

Lagja Nr.4,  3 familje (7 përsona)

Lagja nr. 1,  2 familje ( 7 përsona)

Të akomoduar në konvikt 2 familje ( 7 përsona), ndërsa pjësa tjetër tek të afërmit .

Shtëpi me prezencë uji në oborre dhe në brendësi të banesave gjithsej 590 banesa:

  1. Guri I Zi 250 banesa
  2. Bërdicë 210 banesa, nga kto 40 ne biznese
  3. Lagja Nr.4, 30 banesa
  4. Lagja nr. 1, 100 banesa

Bashkia Shkodër është në gatishmëri me të gjithe kapacitetet e veta njerëzore, logjistike dhe akomoduese për ti ardhur në ndihmë popullates të rrezikuar nga pëmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut dhe shkarkimet e hidrocentraleve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura