“Janë 500 lidhje nepotike te Tatimet dhe Dogana”- Meta: Do ta çrrënjosim këtë fenomen nga administrata shtetërore brenda 24 orëve

May 1, 2024 | 10:45
SHPËRNDAJE

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar, është ndalur te fenomeni i nepotizimit, duke thënë se janë 500 lidhje të tilla te Tatimet dhe Doganat.

Meta premtoi se kur të vijë në pushtet, brenda 24 orësh do ta çrrënjosë këtë fenomen në administratën shtetërore, përmes ndërtimit të një sistemi fiskal të drejtë.

“Ne po çrrënjosim nepotizim si fenomen në Partinë e Lirisë. Në 24 orë do ta çrrënjosim në administratën shtetërore. 500 lidhje nepotike në tatime dhe dogana, burrë e grua, vëlla e motër, kunat e kunat. Normale se s’ka sesi të jetë niveli i të ardhurave, ku nuk sundon ligji dhe demokracia. Ne do ta realizojmë duke ndërtuar një sistem fiskal të drejtë, pa diferencime dhe përjashtime, të cilat nuk kanë impakt ekonomik dhe social për vendin.

Shqipëria është kartë e korrupsionit galopant të Rilindjes mbledh shumë më pak të ardhura të vendit të rajonit. Në vitin 2023 Shqipëria mbledh 28% të PBB, ndërsa Bosnja 41%, Mali i Zi 42%, Serbia 42.6%. Kjo diferencë me mestaren 14%, nëse nuk do të vidheshin, nuk do të vidheshin nëse nuk do të kishim këto 500 lidhje nepotike te Dogana dhe Tatimet. Mos kalojmë te drejtësia që janë vetëm në një prokurori 7 familjarë. Pra, ky 14% që është tërësisht i realizueshëm dhe çrrënjosja e nepotizimit në dogana dhe tatime, do të thotë 3.3 miliardë euro shtesë në një vit. Do ti fitojë Shqipëria dhe shqiptarët nga administrimi i ndershëm e ekonomisë. Me 3.3 miliardë euro shtesë në vit dhe 4 vite shkon në 13.2 miliardë euro, që i bie sa borxhi që ka Shqipëria”, tha Meta.

LEXO EDHE: Meta: Ministria e Infrastrukturës tendera sekret?! Çfarë janë këto? Vjedhje e hapur kriminale, me trefishin e kosto

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura