Sirenat shqiptare vizitojnë fabrikën “Birra Korça”

Jun 30, 2015 | 14:13
SHPËRNDAJE

Të bukurat shqiptare këtë vit kanë zgjedhur të jenë edhe në fabrikën e “Birra Korça”. Turi i 30 bukurosheve të “Miss Shqipëria 2015” është ndalur në qytetin juglindor, ku vajzat, të cilat prej një jave shijojnë birrën “Korça” dhe ujin “Fab”, kanë prekur nga afër vendin ku prodhohet një prej birrave më të mira shqiptare. Me hijeshinë e tyre, vajzat kanë vizituar çdo ambient të fabrikës, kanë parë teknologjinë e prodhimit të birrës duke mos e fshehur as impresionin e tyre për këtë gjigant që ka arritur rekordet e prodhimit dhe të shitjes.

Për ato që bukuria është e shenjtë, pjesë të menysë së tyre bëjnë vetëm atë që ka vlera, që i bën të jetojnë shëndetshëm. Prandaj, pas vizitës në fabrikë, vajzat e “Miss Shqipëria” janë drejtuar në lokalin ku birra e sapoprodhuar të vjen direkt në gotë. Bashkë me birrën, kanë konsumuar ushqimin e shijshëm të përgatitur enkas për to. Rreth mesditës, 30 bukuroshet, të ndjekura nga pas edhe nga një ekip profesionistësh, kanë mbërritur në ambientet e fabrikës që mban emrin e një qyteti me kulturë e vlera. Përpos një vizite në të gjitha ambientet e fabrikës, ato kanë mësuar edhe shumë detaje rreth historikut, prodhimit dhe tregtimit të birrës, e cila është pjesë e çdo tryeze, brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Eventi i njohur përtej kufijve gjeografikë të vendit tonë, pas një udhëtimi njëjavor në vende të ndryshme të Shqipërisë, ka zgjedhur qytetin e serenatave dhe birrës. Në këto ditë të nxehta, “sirenat” e bukurisë shqiptare e kanë shuar etjen me ujin “Fab”.

Me një logo të kuruar deri në detaj, çka dëshmon se prodhuesit nuk kursehen për të ofruar më të mirën, uji “Fab” ka qenë prezent në ditët e vajzave dhe në momentet e punës së tyre. Ulqinakja 22- vjeçare, Rajmonda Çukaj, përballë temperaturave të stinës së nxehtë tregon se thuajse çdo moment konsumon ujin “Fab”. “Këtu për herë të parë provova ujin “Fab” që m’u sugjerua nga organizatorët. Di të them që për ne që kujdesemi për shëndetin, për lëkurën dhe për çdo detaj, ky ujë ishte zgjedhja më e mirë që mund të bëhej”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura