“Simbolizon vlerat më të larta njerëzore”, Ministrja Spiropali uron besimtarët bektashinj për Ditën e Ashures: Krenarë që Shqipëria ndihmon gratë, fëmijët e refugjatët

Aug 19, 2021 | 14:36
SHPËRNDAJE

elisaspiropali1

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka uruar të gjithë besimtarët bektashinj me rastin e Ditës së ashures.

Me anë të një postimi në Facebook, Spiropali shkruan se kjo ditë simbolizon afrimin tek vlerat më të larta njerëzore.

Sipas saj, Shqipëria është renditur ndër të parat shtete në ndihmë të grave, fëmijëve dhe refugjatëve të tjerë afganë.

“Gëzuar Ditën e Ashures të gjithë besimtarëve bektashian dhe shqiptarëve pa dallim. Në këtë ditë simbol të afrimit tek vlerat më të larta njërëzore, kur sytë po na shohin tragjedi rrëqethëse të shkaktuara nga radikalizmi fetar dhe politik, jemi krenarë për Shqipërinë që pavarësisht madhësisë dhe mundësisë, është renditur ndër të parat shtete dhe kombe në ndihmë të grave, fëmijëve dhe refugjatëve të tjerë afganë” – shkruan Spiropali.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura