Siguracionet, sa do paguani për 18 kategoritë e shoferëve

Aug 21, 2015 | 17:23
SHPËRNDAJE

Aplikimi i sistemit të ri “Bonus-malus” për sigurimin e detyrueshëm vjetor të automjeteve do të ndryshojë tërësisht çmimin që paguajnë qytetarët. Me ligjin e ri, që pritet të miratohet në fillim të shtatorit, për llogaritjen e tarifës së siguracionit, nuk do të ketë rëndësi vetëm kubatura e makinës.

trafik1-473x249
Aktualisht makinat me kubaturë nën 1600 cm3 paguajnë më pak se makinat me kubaturë më të madhe. Sistemi i ri do të bazohet në dëmin që shkaktojnë shoferët. Gazeta boton sot tabelat e plota të llogaritjes së çmimit.

SI LLOGARITET ÇMIMI
Me sistemin e ri, shoferët do të ndahen në 18 klasa. Çdo klasë i shërben sjelljes së shoferëve në rrugë. Pra, shoferët që nuk bëjnë aksidente, fitojnë një shkallë, ndërsa ata që bëjnë një aksident, humbin dy të tilla. Matja e dëmeve të shoferëve ka nisur që nga data 3 mars 2015. Sipas ligjit të ri, shoferët e rinj do të listohen në shkallën e 13-të. Krahas shkallëve të vlerësimit të aksidenteve, në draft është parashikuar edhe një koeficient për llogaritjen e siguracionit.

Për shkallën e 13-të, koeficienti është një. Ndërsa për shkallët më të ulëta, pra, për shoferët që nuk bëjnë aksidente nga viti në vit, koeficienti zvogëlohet. Ndërsa për ata që bëjnë aksidente, koeficienti do të rritet. Kjo bën që një shofer, i cili, pas një viti, nuk ka bërë aksident, të paguajë më pak për sigurimin e detyru-eshëm, ndërsa një shofer që ka bërë aksident të paguajë më shumë. Formula është e thjeshtë, pasi shumëzon vlerën e siguracionit me koeficientin e çdo shkalle.

tabela me koeficent
Për të fituar një shkallë, duhet që gjatë një viti, pra, nga dita që ke prerë siguracionin, deri në ditën e prerjes së siguracionit të ri, nuk duhet të kesh bërë asnjë aksident. Për shoferët që kalojnë të paktën 12 vite pa bërë aksident, vlera e siguracionit përgjysmohet. Ndërsa për ata që bëjnë katër apo më shumë aksidente në vit, vlera e siguracionit dyfishohet.

TABELA ME LLOGARITJEN
Sot një makinë me motor mbi 1600 kubik paguan një siguracion vjetor prej 16 mijë lekësh në vit. Gazeta ka llogaritur shembujt se sa do të paguajnë shoferët në rast se nuk bëjnë aksidente, apo në rast se bëjnë një ose më shumë aksidente. Bashkë me tabelën e koeficienteve dhe pagesës është edhe tabela që tregon se sa shkallë humb dhe fiton sipas sjelljes së shoferëve.

Në rast se një shofer bën një aksident dhe shkon nga shkalla 13 në shkallën 14. Në rast se pas një viti nuk bën më aksident, ai i kthehet sërish shkallës 13. Sipas llogaritjeve të tabelës, kush bën një aksident, do të paguajë 24 mijë lekë më shumë për siguracionin.

Ndërsa kush bën dy aksidente, do të paguajë 48 mijë lekë më shumë. Sipas formulës, progresiviteti i rritjes në shkallë për ata që bëjnë aksidente është më i madhe sesa përfitimi nga një vit pa aksidente. Penalizimi kur bën një aksident e rrit koeficientin me 0.15, ndërsa kur nuk bën aksident, e ul atë me 0.04. E thënë ndryshe, penalizimi është më i madh sesa favorizimi.

FATION BINJAKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura